Lajmet e fundit

Beteja e kujdestarisë mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie sa vjen e bëhet më serioze. Stafi ligjor i aktorit 53-vjeçar, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të Los Angeles të heqë të dhënat e 6 fëmijëve, me pretendimin se ato dhunojnë privatësinë tyre.
Ata pretendojnë se Jolie ka ekspozuar fëmijët e çiftit hollivudian, duke bërë publike emrat e terapistëve të tyre dhe profesionistëve të problemeve mendore që kujdesen për fëmijët, shkruan Top Channel.
Aktorja e “Maleficent” duket se është e vendosur të injorojë madje edhe të bjerë dakord me standardet elementare lidhur me interesin e fëmijëve, ka thënë stafi lidhor në dokumentet e dorëzuara në gjykatë.