Lajmet e fundit

Kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton dhe Bernie Sanders, i kanë bërë sulmet e fundit njëri tjetrit në debatin përfundimtar në New York.
Gara demokratike ka marrë përmasa tejet negative përderisa kandidatët janë përplasur me njëri tjetrin rreth kualifikimeve të tyre për presidencë.
Ata po ashtu kanë hasur në përplasje për bankat në Wall Street, kontrollin e armëve dhe pagën minimale në Amerikë.
Sanders i ka fituar shtatë nga tetë debatet e kaluara, mirëpo Clinton edhe udhëheqë me votat në garën për nominim.
Demokratët rregullisht i kanë shmangur sulmet personale ndaj njëri tjetrit, karakteristikë kjo që e ka dominuar debatin e republikanëve.