Lajmet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri është mbledhur sërish sot për të shqyrtuar ankimimet e PS-së dhe PDIU-së për zgjedhjet e 25 qershorit.
Pas shqyrtimit të kërkesave dhe provave të PDIU dhe PS, Komisioni do të vendosë se cila forcë politike do të marrë mandatin e fundit për Tiranën.
Që me nisjen e mbledhjes së KQZ-së sot, përfaqësuesit e PDIU-së dhe PS-së kërkuan që të shtohet numri i qendrave të votimit që duhet të numërohen, pasi sipas tyre, ka mospërputhje mes pamjeve filmike dhe shifrave në tabelat e rezultateve.
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e ka humbur mandatin për 38 vota. Kjo parti pretendon se asaj i mungojnë të paktën 66 vota në disa kuti votimi, në Qarkun e Tiranës, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.