Një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është ajo e Koshares.
Ofensiva e nisur më 9 prill 1999-të e kryesuar nga Agim Ramadani - Katana i cili udhëhoqi operacionin e njohur "Shigjeta" kulmoi me fitoren ndaj okupatorit serb më 10 qershor të po atij viti.
E në kujtim të të rënëve dhe atyre që kontribuan për lirinë e vendit, artisti Rilind Morina, vendosi që përmes artit ta pasqyrojë këtë betejë.
Ky punim është i bërë me akrill.
Dimensioni i saj është 130x115 centimetra.
Artisti në fjalë e ka dërguar një video në redaksinë e Klankosova.tv ku shihen edhe pjesë nga puna e tij.
https://www.youtube.com/shorts/5KcYvVSTI4Y
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.