Lajmet e fundit

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent ka thënë se lehtësimi i sanksioneve për Rusinë mund të jetë në tryezë në bisedimet për luftën në Ukrainë.
Bessent tha se Uashingtoni ishte i përgatitur ose të rriste ose të zvogëlonte dënimet, raporton Sky News.
Mirëpo, u shpreh se njëra prej tyre do të ndodhte bazuar në vullnetin e Rusisë për të negociuar.
"Presidenti është i përkushtuar për t'i dhënë fund këtij konflikti shumë shpejt”, është shprehur tutje Bessent.