Kënga “Besoj” e autorëve Adi Hila dhe Pandi Laço interpretuar nga Klesta Qehaja, do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurosong 2016, në muajin nëntor, në Maltë.
Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit u zhvillua mbremjen e djeshme edicioni i 52-të i Festivalit për Fëmijë, ku morën pjesë 14 këngëtarë për garën e madhë të "Junior Eurosong".
Në vendin e dytë u radhit kënga “Si fluturim” me muzike te Diana Ziu, teksti Moza Bici, interprtuar nga Jasmina Hako, çmimi i tretë iu dha “Music makes my day” me muzike të Olta Boka dhe Marko Strazmiri, teksti: Rovena Rozhani interpretuar nga Marko Strazimiri, ndërsa interpretuesi me i mirë u shpall Dario Zela me këngën “Ëe need love” me autorë: muzika Adi Hila dhe tekst Rovena Rozhani, raportojnë mediat në Shqipëri, përcjellë Klan Kosova
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.