Lajmet e fundit
San Iker nuk e ka vendosur ende të ardhmen e tij, megjithë ofertat nga shumë skuadra. E fundit në listë htë Besiktas që mësohet të ketë ofruar goxha para për shërbimet e tij.

E ardhmja e kapitenit të Real Madrid, Iker Casillas mund të vendoset ditëve në vijim pas një takimi kokë më kokë që pritet ta ketë me trajnerin e ri, Rafa Benitez.
Një numër skuadrash tashmë kanë shprehur interesin e tyre për gardianin. E fundit është Besiktas, që po vëzhgon me kujdes situatën e San Iker. Besohet se një ndërmjetës ka kontaktuar agjentin e portierit duke i ofruar një shumë të madhe parash, për një kalim në Turqi. Por, përgjigja e kthyer nga legjenda e klubit mbretëror ishte se ‘ai nuk po e mendon largimin nga Madridi’.
Veç Besiktas edhe Fenerbahçe ishte interesuar për shërbimet e Casillas, si edhe dy skuadra angleze, një italiane, një franceze e një spanjolle.
Megjithë ofertat e 'çmendura' mësohet se gardiani do të presë bisedën me Benitez për të vendosur të ardhmen e tij.