Lajmet e fundit

Në fshatin Besi të Komunës së Prishtinës u hap çerdhja e parë publike me bazë në komunitete.
I pari i kryeqyteti, Shpend Ahmeti i cili inauguroi këtë objekt tha se qëllimi i tij është qe të ofrojnë shërbime të njëjta dhe të qasshme për të gjithë banorët, pavarësisht vendit ku jetojnë.
Ahmeti tha se fëmijët do të ushqehen nga kuzhina qendrore dhe se ky objekt i plotëson të gjitha kushtet për ta.
Ndërkaq, Arbenita Basha, drejtoreshë në këtë institucion tha se çerdhja ka kapacitet per 40 fëmijë.
Ajo tha se deri më tani është plotësuar gjysma e numrit të fëmijëve.
Poashtu Basha kërkoi edhe nga fshatrat tjera përreth që të konkurojnë të jenë pjesë e këtij kopshti të fëmijëve.
Ndërkaq, drejtoresha e arsimit, Arbërie Nagavci tha se edukimi parashkollor ka ndikim të rëndësishëm në formimin e personalitetit të fëmijëve.
Të kënaqur me ndërtimin e çerdhes u panë edhe prindërit e fshatit Besi, njofton Klan Kosova.