Lajmet e fundit

Vështirë po i ndalin lotët familjarët dhe shokët e Besart Gashit.
Në një vjetorin e vdekjes së tij në shkollën “Lazgush Poradeci” në Kijevë ata përuruan një bibliotekë e cila mban emrin e Besartit, që vdiq nga leokimia.
Iniciativën për këtë e mori vëllai i Besartit, Qëndrimi,njofton Klan Kosova.
Kjo punë u mirëprit edhe nga drejtuesit e shkollës, ku Besarti ishte nxënës.
Për ta kujtuar Besartin në një vjetorin e vdekjes së tij erdhën edhe mysafirë nga Prishtina.
Ata thurën vargje për të riun i cili për dy vite me radhë luftoi me sëmundjen e leukemisë.
Kronikë nga Dafina Jegeni.