Lajmet e fundit

Pasi hodhi votën e saj, Besa Shahini për media tha se fton të gjithë qytetarët, veçanërisht gratë për të ushtruar të drejtën e votës.
Shahini njoftoi se ajo votoi në shkollën “Iliria”, atje ku ka përfunduar shkollën fillore.
“Votova në shkollën fillore “Iliria”, që është edhe shkolla jem fillore. I ftoj të gjithë qytetarët të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. I ftoj të gjitha gratë ta përmbysin statistikën se gratë votojnë më pak se burrat”, tha Shahini, transmeton Klankosova.tv
Shahini kandidon për të parën e komunës së Prishtinës nga radhët e PSD-së. /Klankosova.tv