Lajmet e fundit

Fondacioni Besa, Klubi i Prodhuesve të Kosovës si dhe organizata Germin sot kanë vazhduar me dërgimin e ndihmave në komunën e Skenderajt.
Gjatë këtij aksioni u shpërndanë 200 pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës ku të gjitha pakot janë me produkte MADE IN KOSOVA.
Kjo është komuna e gjashtë që ndihmohet nga kjo fushatë.
"Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë Covid-19" është fushatë humanitare e cila ndihmon familjet të cilat janë në gjendje të rëndë gjatë kësaj kohe, në komuna të ndryshme të Kosovës, me pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës - të gjitha produkte vendore.
Qëllimi i kësaj fushate është për të ndihmuar fuqizimin e prodhimit në Kosovë dhe t'iu ofrojë ndihmë familjeve në nevojë.
Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë Covid-19 ju bën thirrje të gjithë bashkatdhetarëve për përkrahje duke kontribuar në: https://ëëë.facebook.com/donate/2846525232062333/3082614498457963/