Lajmet e fundit

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri e ka cilësuar sondazhin e Lëvizjes Vetëvendosje si “fontanë dëshirash” dhe një guxim.
“Konsideroj se nuk është risi, nuk është sondazhi i parë i Lëvizjes Vetëvendosje është një fontanë dëshirash por megjithatë guxim nga Lëvizja Vetëvendosje që pretendon me qenë e para por është çështje e tyre”.
“Megjithatë po e përdori një fjalë të popullit “duhet t’i kemi këmbët në tokë” dhe konsideroj se Lëvizja Vetëvendosje është dashur të ketë këmbët më në tokë, megjithatë ëzshtë strategji e tyre dhe nuk ia vlen të merremi me të”.
Gaxherri si e ftuar në Ballë për Ballë në Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se LDK po punon fort që të jetë e para, dhe se sondazhi më i mirë është vota e popullit.
“Secili subjekt i din më së miri punët e veta, LDK po punon seriozisht që të jetë subjekti i parë politik dhe këtë punë po e bëjmë me shumë seriozitet”.
“Sondazhet e partive të tjera janë krejt irelevante në këtë rast. Edhe ne kemi mundur të bëjmë një sondazh të tillë dhe të themi se LDK është e para”.
“Sondazhet na kanë vendosur afër PDK-së me dallim 2 ose 3 %, Lëvizja Vetëvendosje mirë që punon me qenë partia e parë opozitare”.
Gaxherri ka thënë poashtu se pavarësisht se nuk i beson sondazhit, e sheh si një guxim nga Lëvizja Vetëvendosje, ashtu si edhe një ekstrem.
“Është guxim në kuadër të propagandës elektorale në këtë vit zgjedhor, është edhe një pozicion që mund të kthehet bumerang”.
“Lëvizja Vetëvendosje edhe kërkesat edhe propozimet i ka ekstreme, edhe ky sondazh është një ekstrem i VV me të cilin jemi mësuar”.