Lajmet e fundit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), më në krye Laura Pedrejon.
Në këtë takim u diskutuan tematika që ndërlidhen me mjedisin, në theks të veçantë trajtimi i ujërave të zeza.
Ministri Agani kërkoi ndihmën e këtij institucioni, ngase buxheti me të cilin disponon kjo ministri është e pamundur t’u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të të gjitha komunave të Kosovës.
Të dy palët u pajtuan që të punohet intenzivisht në mënyrë që të mundësohet ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në kryeqytet, projekt ky që është përkrahur edhe nga Qeveria e Francës, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa në këtë takim u bisedua edhe për mundësinë e ofrimit të ndihmës së BERZH-it sa i përket ligjit për efiçiencën e energjisë dhe për mundësinë e themelimit të Fondit për Mjedisin (EkoFondit), për të cilin u tha se do të kontribuonte në masë të madhe në përmirësimin e gjendjes mjedisore në vend.