Lajmet e fundit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka lansuar në programin më të ri në Kosovë.
Ky program quhet Mekanizmi për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër – GEFF dhe ka për qëllim dhënien e kredive për amvisëritë dhe kryerjen e përmirësimeve që ndikojnë në rritjen e efiçencës së energjisë, njofton Klan Kosova.
Linjat kreditore në shumën prej 8.5 milionë euro janë nënshkruar me tri institucionet vendore financiar, si banka, institucione mikrofinanciare dhe agjenci financimi si pjesë e programit të GEFF prej 85 milionë euro.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, është shprehur e lumtur me lansimin e këtij programi.
“Efiçenca është barë për furnizim në Bashkimin Evropian. Qeveritë duhet të fokusohen në reformim të legjislacionit”.
“85 milionë euro që ka paraparë BERZH për Programin e Financimit të Ekonomisë së Gjelbër, ku tashmë veç janë zotuar 8.5 milionë euro vetëm për Kosovën, janë nënshkruar me tri institucione”, ka thënë Apostolova.
Kurse Veronica Spacapan, bankiere e BERZH, këtë program e ka ndarë në tri etapa, si Financimi i BERZH, stimulimi i BE-së dhe përkrahja teknike.
“Përmes GEFF duam të demonstrojmë potencialin e tregut për ekonominë e tregut dhe të rrisim avancimin e shpërndarjes së teknologjisë së gjelbër që do të sillte kursim”.
“Përmes 8.5 milionë euro dhe stimulimeve prej BE-së presim të preken 3 mijë shtëpi”, ka thënë ajo.