Lajmet e fundit
Mesfushori i lënduar nuk ia ka arritur që të kthehet në kohë për derbin e madh të Serie A, mes Milanit dhe Juventusit.

Andrea Bertolacci nuk do të paraqitet në përballjen e madhe të së shtunës mbrëma mes Milanit dhe Juventusit shkaku i lëndimit.
Ai mungoi në barazimin pa gola te kuqezinjve me Atalantan dhe pritej që të kthehej për derbin e madh, por gjërat nuk kanë ecur sipas planit.
"Veç Bertolaccit dhe De Yongut, ne kemi skuadër të kompletuar, duke mos përfshirë këtu lojtarët që mungojnë qyshkur", u tha sot gazetarëve trajneri Sinisa Mihakloviq.
Nga ana tjetër tek Juventusi pritet të mungojnë Gianluigi Buffon, Mari Mandzukiq dhe Stephan Lischteiner.