Lajmet e fundit

Emisioni i Halle Berry, është anuluar vetëm pas dy sezoneve.
Por aktorja e ka rimarë veten nga zhgënjimi dhe është duke kaluar kohë me familjen e saj, transmeton Klan Kosova.
Ajo është fotografuar së bashku me burrin e saj Oliver Martinez dhe djalin e tyre Maceo, në një panair të Holloween në Los Anxhelos.
Berry që ka edhe një vajzë, Nahla nga lidhja e saj me Gabriel Aubry, është shprehur se pas lindjes së parë për shkak të moshës së saj nuk planifikonte edhe një fëmijë, por Nahla gjithmonë dëshironte një vëlla ose një motër.
“Nahla është lutur për një vit e gjysmë për një bebe dhe një krevat marinari, e tani i ka të dy”.
“Mendojë që vetëm lutjet e vajzës e kanë bërë të mundur që të mbesë shtatëzënë”.
“Nuk mendoja që ishte e mundur që ngeli shtatëzënë në moshën që jam”, ishte shperhur Berry në një intervistë te Ellen DeGeneres.