Halle Berry dhe i dashuri i saj, Van Hunt, janë gati që bota të dijë rreth lidhjes së tyre!
Aktorja 54-vjeçare dhe fituesja e çmimit Oscar, e postoi në Instagram një fotografi të re, ku duket së bashku me 50 vjeçarin Van me maska në fytyrë.
“Duhet të KOORDINOHENI. #MaskatShpëtojnëJetë”, shkroi Halle në foto. Duket se i kanë maskat krejtësisht të njëjta.
Halle dhe Van dolën për herë të parë publikisht së bashku si çift në fillim të këtij muaji, kur ajo përfundimisht e identifikoi atë si mashkullin që po e zbulonte nga pak në Instagramin e saj gjatë këtij viti.
Në disa fotografi të mëparshme, Berry i shfaqte vetëm këmbët e tyre së bashku.
https://www.instagram.com/p/CFp_7R2lF8L/?utm_source=ig_embed
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.