Lajmet e fundit

Në fshatin Bërnicë e Ulët të Prishtinës një person ka vdekur aksidentalisht.
Policia ka bërë të ditur se viktima përderisa ka qenë duke punuar ka rrëshqitur dhe ka rënë në një pompë të betonit, transmeton Klan Kosova.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.