Lajmet e fundit

Në çezmet e familjes Bajoku , asnjëherë nuk ka rrjedhur ujë i pijes.
Këtë telashe me furnizim me ujë e kanë tash e disa vite , në Bërnicë të Epërme.
E secila familje në këtë lagje ka të hapur një pusetë.
Nga pusetat këtu furnizohen me ujë, ani pse ky nuk shërben edhe për pije.
Andaj nga pakënaqësia banorët e lagjes të hënën u mblodhën për një protestë.
Këta po kërkojnë që ujësjellësi dhe komuna tu bëjnë një zgjidhje.
Banorët e lagjes thonë se gypat e ujësjellësit janë të vendosur, por që uji nuk po arrijnë deri në shtëpi.