Lajmet e fundit

Nysret Shabani nga Ferizaj, është një njeri që pothuajse gjithë jetën i’a ka kushtuar pikturës.
Shabani ishte një nga refugjatët e parë që në vitin 1999 kishte shkuar në Francë, e pikërisht atëherë ishte Bernard Kouchner njeriu që i mirëpriti këta të larguar me dhunë nga vendi i tyre.
Tani pothuajse 17 vjet më pas, Shabani e Kouchner u takuan mirëpo në situatë tërësisht ndryshe.
Ata u takuan në ekspozitën e Shabanit që po mbahet në kuadër të ekspozitës Association Des Cretuers Majolans, ku marrin pjesë rreth 55 piktorë.
Piktori Shabani i ka postuar disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook ku shihet së bashku me ish përfaqësuesin special të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kouchner.
Shabani ka shkruar se kjo është një surprizë shumë e mirë dhe që ndihet krenar që një nga vizitorët e kësaj ekspozite është edhe ish administratori i Kosovës.