Lajmet e fundit

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve është emëruar si kryeministër i ri i Francës, duke zëvendësuar Manuel Valls, i cili dha dorëheqjen në mënyrë që të kandidojë për postin e presidentir në vitin e ardhshëm.
Valls ia paraqiti dorëheqjen e tij presidentit, Francois Hollande të martën.
Cazeneuve do të jetë në krye të qeverisë socialiste deri në zgjedhjet parlamentare të qershorit.
Ai ka luajtur një rol kyç në menaxhimin e sigurisë së Francës që nga sulmet xhihadiste terroriste në Paris vitin e kaluar, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.