Lajmet e fundit

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel sot në Berlin për të diskutuar përmirësimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike.
Merkel organizoi një pritje festive për Bërnabiqin, me intonimin e himneve të të dyja vendeve dhe nderime ushtarake, transmeton Klan Kosova.