Lajmet e fundit

Kryeministrja serbe, Ana Bënabiq ka falënderuar shefin e Qeverisë së Mauritiusit, Pravind Jugnauth për mosnjohjen e Pavarësisë së Kosovës gjatë një takimi që pati me të në margjinat e konferencës së Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në Paris.
"Para së gjithash, desha të falënderoja Kryeministrin e Mauritius për mbështetjen që na jep në luftën tonë për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe qëndrimin e tyre ndaj pavarësisë së shpallur të njëanshme të Kosovës dhe respektimin e integritetit territorial të Serbisë", tha ajo, transmeton Klan Kosova.