Lajmet e fundit

Në ditën kur pritet votimi i Qeverisë së re të Kosovës në krye me Albin Kurtin është deklaruar kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.
Sipas saj, zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, raportet me taksën e paligjshme dhe marrëdhëniet ndaj serbëve në Kosovë do të varen nga raporti i Beogradit dhe Prishtinës.
Bërnabiq, siç raporton Tanjug është shprehur e gasthme gjithashtu që të bisedojë me Albin Kurtin.
I pyetur për marrëveshjen midis Albin Kurtit dhe Ise Mustafës, si dhe si do të duket bashkëpunimi i ardhshëm me qeverinë e Kosovës dhe nëse planifikon të takohet me Kurtin, Bërnabiq iu tha gazetarëve se bashkëpunimi do të varet kryesisht nga qeveria e Prishtinës në raport me ato që kanë për të siguruar dhe si i trajtojnë ata serbët në Kosovë, transmeton Klan Kosova.