Lajmet e fundit

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi i është nënshtruar mëngjesin e sotëm operacionit të zemrës pas një infarkti.
Intevenimi pritet të zgjasë katër orë.
79 vjeçari po trajtohet në spitalin e Shën Rafaelos në Milano, ku do të kalojë dy ditë në kujdesin intensiv pas operacionit.
Ky spital njofton se sipas parashikimeve të mjekëve shërimi i tij do të zgjasë disa javë, njofton Klan Kosova.
Miliarderi italian i kishte mbijetuar një sulmi në zemër dhjetë vjet më parë.
"Sigurisht se unë jam i shqetësuar. Por edhe jam i prekur nga gjithë mbështetja dhe kujdesi, madje edhe e kundërshtarëve të mi politikë", ka shkruar Berlusconi dje në faqen e tij në Facebook, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova.