Lajmet e fundit

Vetëm rruga e ndanë këtë grumbull mbeturinash me ministrinë e mjedisit dhe planifikimit hapësinorë.
Ndonëse kjo e fundit ka nxjerrë udhëzimin administrativ për shqiptimin e gjobave mandatore për ata që hedhin mbeturina, situata vazhdon të mbetet e njëjtë.
Madje, edhe mundësia që policia të jap gjoba sipas udhëzimit të fuqizuar gati tre muaj më parë, ende nuk ka dhënë rezultat.
Bërlloku është gjithandej, njofton Klan Kosova.
Pavarësisht kësaj, në ministrinë e mjedisit thonë që ky udhëzim do të zbatohet dhe se do të përmirësohet situata ambientale.
Kronikë nga Artiana Matoshi.