Lajmet e fundit
Dy mesfushorët gjenial, Xavi Hernandez e Andrea Pirlo, mund të kenë përballjen e tyre të fundit, të dielën mbrëma në Berlin.

Berlini mund të jetë arenë lamtumire.
Kjo mund të jetë paraqitja e fundit për dy mesfushorët gjenial, legjendat e futbollit, që kanë ripërcaktuar rolin e mesfushorit. Janë ata që rrallë gabuan në pasime dhe panë dritë aty ku të tjerët s’shihnin veç errësirë. Janë të rrallë ata që kontrollojnë topin siç bëjnë Xavi Hernandez e Andrea Pirlo.
Ata janë të rrallë, shumë të rrallë, ndoshta edhe për faktin se nuk kanë fuqinë fizike që kërkon futbolli këtyre ditëve. Por, ata vazhdojnë të japim mësime në fushë javë pas jave. Ata janë mjeshtrit e kontrollit të lojës, posedimit të topit, ndërrimit të ritmit të lojës dhe pasimit mes linjave mbrojtëse si askush tjetër.
Mesfushori katalan ka vendosur që të përshëndetet në Evropa në Berlin. Me gjasë ndeshjen do ta filloj nga banka, por Luis Enrique mund ta futë në lojë kah fundi i ndeshjes, atëherë kur presioni rritet dhe gabimet janë të pafalshme. Ai është momenti kur Xavi hyn në ekuacion, me gjithë elegancën dhe gjenialitetin për të kontrolluar lojën ose për të dhënë pasimin e fundit.
Në anën tjetër, Pirlo nuk ka dhënë kësi njoftimi. Italiani duket ende i etur të vazhdoj në Evropë dhe Juventus është i kënaqur me performancën e tij. Berlini mund ti dhuroj atij edhe një trofe në karrierën e tij të suksesshme.
Dy gjenitë e futbollit janë garancë që topi do të jenë gjithmonë aty ku duhet tnë Berlin.
Ata janë sigurantët e një ndeshje të bukur të dielën mbrëma.