Klan Kosova ka qëndruar në festivalin e filmit në Berlin, Berlinale, për të sjell nga afër emocionet që sjell ky festival.
Këtë vit në Berlinale, aktori Stanley Tucci, erdhi sërish në rolin e regjisorit.
Ai me filmin “Final Portrait”, portretizoi dy javët e artistit zvicran, Alberto Giacometti.
Është viti 1964 në Paris, kur artisti takon mikun e tij, shkrimtarin amerikan, James Lord.
Lord ka një fytyrë interesante, prandaj edhe artistit i intereson që ta pikturojë, ta bëjë të përjetshme.
Rolin kryesor në këtë film e luan aktori australian Geoffrey Rush kurse rolin e James Lord e luan aktori, Armie Hammer.
Klan Kosova ka qenë në konferencën për media ku regjisori Tucci dhe aktorët kanë treguar për procesin e filmimit.
Përveç konferencës, Klan Kosova ka përcjellur kastën e këtij filmi edhe në tapetin e kuq dhe ju sjell intervista ekskluzive nga: Stanley Tucci, Geoffrey Rush, Armie Hammer e Clemence Poesy.
Për më tepër mund ta shikoni kronikën më poshtë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.