Lajmet e fundit

Deputeti i Parlamentit në Kosovës nga Nisma, Zafir Berisha ka kujtuar përvjetorin 16-të të vrasjes së Ekrem Rexhës – Komandant Drinit.
Berisha ka thënë se mënyra e vrasjes së Drinit para derës së shtëpisë ishte një paralajmërim se Kosova po futej në një rrugë pa dalje, njofton Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i Berishës në Facebook:
“Me 08.05.2000 ende pa u bë një vit që ishte kry lufta, para shtëpis tij në mënyr qyqare vritet bashkëluftetari Ekrem Rexha/Drini. Vrasja e Kom.Drinit ishte një paralajmrim se Kosova po futet në një rrugë pa kry dhe krimi i organizuar në bashkpunim me barkëqitjen sllave do ta shkatrroin seriozisht vlerën e këti vendi që quhet UÇK dhe vendin do ta dërgoi drejtë falimentimit. Vrasja e Kom.Drinit nuk ishte humbje vetëm për familjen dhe shokët e luftës por ishte humbje për Prizrenin, Kosovën dhe prespektivën evropiane të të gjith qytetarve.
Zafa”