Lajmet e fundit

Sali Berisha, ish-Kryeministër i Shqipërisë, e ka përshëndetur votimin e sotëm pro Gjykatës Speciale nga Parlamenti i Kosovës.
Berisha shkroi në Facebook, se ky është një mesazh shumë i mirë që lëshon shteti i Kosovës për miqtë ndërkombëtarë dhe një akt shumë i përgjegjshëm.
“Ky ishte një akt kurajoz, burrëror, i përgjegjshëm, me të cilin mazhoranca e Parlamentit të Kosovës ju përgjigjet ligjit ndërkombëtar, detyrimeve ndërkombëtare te Kosovës së lirë dhe të pavarur, në përputhje me interesin e saj”, shkroi Berisha, transmeton Klan Kosova.
Ky është shkrimi i plotë i Sali Berishës:
Nje votim ne interes te Kosoves!
Te dashur miq, sot Parlamenti i Kosoves votoi amendamentet kushtetuese qe i hapin rruge ngritjes se Gjykates Speciale per hetimin e krimeve te luftes ne Kosove. Ky ishte nje akt kurajoz, burreror, i pergjegjshem, me te cilin mazhoranca e Parlamentit te Kosoves ju pergjigjet ligjit nderkombetar, detyrimeve nderkombetare te Kosoves se lire dhe te pavarur, ne perputhje me interesin e saj.
Ky eshte mesazhi me i mire qe autoritetet e Kosoves ju derguan SHBA-ve dhe aleatve e miqve te Kosoves ne BE dhe ne bote. Keto ndryshime kushtetuese dhe ngritja e Gjykates Speciale nuk mund te zbehin kurre vepren e pavdekshme te UÇK-se, djemve dhe vajzave te lirise, komandanteve legjendar te saj, qe me guximin, vetmohimin, heroizmin sakrificen, gjakun e tyre shkruan kapitullin me te ndritur te historise tone kombetare qe nga luftrat e Skenderbeut gjer sot! sb