Lajmet e fundit

Ish-kryeministri Berisha ka komentuar në rrjetet sociale lajmin se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë në publik me një të nxirë në sy.
Lajmi u publikua fillimisht nga lapsi.al që hodhi dyshime se kjo e nxirë mund të kishte arsye të ndryshme dhe që mund të nisnin edhe ndonjë alergji e mundshme. Por ish-kryeministri Berisha ka një tjetër teori.
"E vërteta është se ka të ngjarë që autori të jetë vetë Rama, pasi janë raportuar raste, në të cilat ai, në akces tërbimi ka agresuar dhe në mbledhje kabineti, më shumë se një herë, fizikisht ministrat e tij si Cani, Ahmeti dhe para pak kohësh edhe Beqën. Pikërisht për këto të dashur miq, në një status e krahasova Ramën me diktatorin e Ugandës, Idi Amin që ishte dhe boksier dhe i zgjidhte me grushtime kundërshtitë e tij me ministrat e kabinetit të tij." –shkruan Berisha.