Lajmet e fundit

Ish kryeministri shqiptar Sali Berisha, e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për t’ia dhënë Shqipërisë 3 pikë nga deshja fustbollistike me Serbinë.
Këtë vendim ai e ka konsideruar si triumf të drejtësisë ndërkombëtare.
“Një fitore për t'u përshëndetur, triumf i drejtësisë ndërkombëtare! Të dashur miq, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv bëri drejtësinë, i dha tre piket ekipit tone kombëtar për ndeshjen e ndërprere nga albanofobia në stadiumin e Beogradit. Ky është një vendim i madh për të drejtën, ekipin tonë kombëtar dhe të gjithë shqiptaret. Urime”, ka shkruar Berisha në Facebook.