Lajmet e fundit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes mbrëmjen e së hënës kur para shtëpisë së kreut të FSHF-së, Armando Duka, shpërtheu një tritol.
Berisha e konsideron këtë ngjarje një akt të mirëfilltë të terrorizmit shtetëror.
“Tritoli në derën e shtëpisë së Armand Dukës! Akt i mirëfillte i terrorizmit shtetëror të klanit Edvin-Olsi Rama. Të dashur miq, një super skandal shpërtheu dy ditët e fundit në fushatën zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mediat njoftuan mbrëmë se në derën e shtëpisë së Presidentit të Federatës Shqiptare te Futbollit, Armand Duka u vendos dhe shpërtheu një eksploziv i fuqishëm, tritol. Ky akt i mirëfilltë i terrorizmit shtetëror ndaj zotit Duka vjen si formë kulmore terrori ndaj tij i klanit të mafies shtetërore më të rrezikshme të Europës, Edvin dhe Olsi Rama. Ky klan mafioz meqenëse nuk sigurojnë dot votat për pushtimin në zgjedhjet e 2 Marsit të FSHF, ishullit të fundit që nuk ndodhet në pushtetin e tyre ka vendosur ta pushtojnë atë ‘manu militari’ qoftë dhe me akte terroriste”, ka shkruar Berisha.
Përmes postimit në rrjete sociale, Berisha më tej tha se dënon aktin dhe ka bërë thirrje që të hetohet ngjarja.