Lajmet e fundit

Deputeti i NISMA-së për Kosovën, Zafir Berisha, ka propozuar që të nxirret një rezolutë për ta obliguar qeverinë e Kosovës që të veprojë, në rastin e ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Slloveni.
“Ramush Haradinaj është ndalur pas shumë ndaljeve të tjera, por reputacioni i tij edhe si deputet edhe si udhëheqës i UÇK nuk është zbehur”, tha Berisha, transmeton Klan Kosova.
“Kemi plotë raste të qytetarëve që janë ndalë nëpër vende. Ne duhet ta rikthejmë imunitetin e pasaportës, imunitetin e deputetit dhe duhet ta nxjerrim një rezolutë që ta obligojë qeverinë të veprojë për lirimin e menjëhershëm të Haradinaj”.
“Slloveninë e kemi shtet mik sepse na bashkon lufta ndaj regjimit fashist te Millosheviqit. Në Kosovë ende është duke u bërë eksperiment me njerëz.
“Duhet ta kemi parasysh se nëse votohet Gjykata Speciale shumë qytetarë do përballen më këso fletarreste”.