Lajmet e fundit

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u tregua kritik me ambasadorin gjerman, për shkak se pak ditë më parë ai u shpreh se ishte tronditur nga dhuna me 8 Dhjetor përpara Ministrisë së Brendshme.
“Me ambasadorët kam mirëkuptim të plotë në thirrjet e tyre për të shmangur dhunën, por nuk pranoj qëndrimin e tyre ndaj bunkerit. Herr Hoffman duhej të ishte mërzitur më shumë për zgjedhjet, jo për bunkerin”, deklaroi Berisha.
Megjithatë, ish-kryeministri Berisha, njësoj si Lulzim Basha, përsëriti qëndrimin e vendosur të Partisë Demokratike për largimin e qeverisë me protesta paqësore.
“Vendimin tonë për të shpëtuar veten nga ky njeri që ka shndërruar vendin në organizatë të mirëfilltë kriminale, duhet ta realizojmë me mjete të qëndrueshme paqësore”, komentoi ish-kryeministri.