Lajmet e fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ashpër ambasadoren e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin duke pretenduar se ajo sillet si guvernatore në Tiranë.
Të njëtin term "guvernatore e pa emëruar" ai kishte përdorur gati dy dekada më parë edhe për ish ambasadoren amerikane Mariza Lino.
Vlahutin është bërë target i Berishës për deklaratën e saj se do të mbështeste ndryshimet kushtetuese qoftë edhe vetëm më votat e mazhoracnës, me kusht vetëm e vetëm që të merrte jetë reforma në drejtësi.
Berisha e ka cilësuar këtë “një deklartë të pamendtë të amabasadores së BE-së”- ndërsa ka vijuar më tej duke u shprehur se “zonja nxit një mungesë marrëveshjeve, nga ato që janë jetike për vendin dhe këto qëndrime mbrojnë interesa të caktuara:“çdo lëvizje në 15 vitet të fundit çdo ndryshim i kushtetutës apo ligjeve me shumicë të cilësuar, ndryshimet në kodin zgjedhor, janë bërë gjithmonë mbi bazën e marrëveshje politike” tha Berisha në një konferencë shtypi me gazetarët.
Dhe për ish-kryeministrin “kur këto deklarata bëhen edhe nga një ambasdore që sillet si guvernatore atëherë këto qëdrime nuk i shërbejne zgjidhjes”. Berisha përfundoi duke thënë: “qëndrimi i Vlahutin e komplikoi edhe më shumë nevojën për marrëveshje.
Ndryshimet kushtetuese nuk arrihen me diktat por me konsensus.”/Lapsi.al