Lajmet e fundit

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha këtë të enjte ka ditëlindjen. Ai e ka njoftuar vetë në rrjetet sociale se në 15 tetor mbushi 71 vjeç. Në mesazhin e tij shkruan: “Sot 71 vjet! Te dashur miq, sapo mbusha 71 vjet, ose vitin e pare te vjeshtes time, stines qe une kam dashur dhe dua me shume!”
Në këtë ditë të veçantë, ish-kryeministri bën një falënderim të gjatë.
“Kjo dite për mua është para së gjithash rasti më i bukur për të shprehur nga thellësite e zemrës mirënjohjen më të madhe, admirimin më të pakufishëm për Lilin, fëmijet, nipërit, mbesat, të gjithë familjarët e mi, miqtë, të afërmit, bashkëpunetorët e të gjithë këtyre viteve, dashuria, mirësia, sakrificat, mbështetja e të cilëve, janë sublimuar në energjinë, motivimin, frymëzimin e pashtershëm të çdo dite, jave, muaji e viti të jetës time! Të gjithëve me shpirt FALEMINDERIT!”