Lajmet e fundit

Fjalimi i ish –kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha ka shkaktuar debate të ashpra në Parlament. Ai është përplasur verbalisht me disa deputetë dhe ministra të Partisë Socialiste.
Pas reagimeve që erdhën nga grupi parlamentar socialist dhe ministrat Bushati, Kumbaro e Beqaj, Berisha iu drejtua duke u thënë: “Unë jam Sali Berisha, o budallenj, nuk tërhiqem unë. Ju më dukeni plehra, se plehra jeni. Ti (Ditmir Bushatit) je këlysh i Bllokut. Rrugeçër, fundërrina”.
Pavarësisht këtyre deklaratave të forta, ish –kryeministri ka vijuar fjalën e tij, shkruan Lapsi.al.
Më herët ai tha se shumë shpejt do të zbulohet edhe arsyeja e vërtetë përse Edi Rama e dërgoi marrëveshjen detare në Gjykatën Kushtetuese.
Berisha ka lënë të kuptohet gjatë fjalimeve të tjera që ka mbajtur në parlament se pas kësaj marrëveshje qëndron Turqia.