Lajmet e fundit

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dënoi ndërprerjen e sinjalit të televizioneve nga seanca e Parlamentit, si një akt i rëndë, një atentat ndaj fjalës së lirë dhe dëshmi e frikës së Ramës nga vota e 2.4 milion shqiptarëve kundër apo në bojkot, në zgjedhjet e kaluara.
“Ndërprerja e sinjalit për mediat përbën një atentat të rëndë, një akt prej xhelati të medias së lirë të Ramës së zi, se ky vendim është kryekëput vepër e Ramës, që sic ka thënë një shkrimtar edhe kur hap derën e frigoriferit del ai.
Me urgjëncë të mblidhet kryesia e kuvendit dhe të abrogojë vendimin. Ky është akti prej xhelati i fjalës së lirë. Është dhunim i të drejtës së informcaionit për të drejtën e fjalës së lirë
Jam këtu për të dënuar këtë akt të papajtueshëm me asnjë lloj standarti të fjalës së lirë.
Vetëm ai që ka frikë nga 2.4 milion vota, vetëm ai që ndjen neverinë qytetarëve mund të marrë një vendim të tillë.
I bëj thirrje gazetarëve të bëjnë forma të proestës, duke filluar me blackout të qeverisë, për këtë akt të turpshëm, i pashembullt, që vetmë mendje të sëmura që i kthehen kohërave më të zeza të Shqipërisë apo sistemeve totalitare” u shpreh Berisha.