Lajmet e fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook, thotë se ajo që ndodhi dje ishte vetëm fillimi.
"Banditokracia u drodh dje nga themelet nga uragani madheshtor i revolucionit demokratik. Rama, duke ndjere valen gjigande te revoltes dhe zemerimit popullor ndaj tij, u “strehua” dje ne konferencen nderkombetare per 25 vjetorin e pluralizmit. “Saje qorri” siç e therret me perçmim Sajmirin, Shullazi, per t’u maskuar veshi dje gjate revoltes uniformen e policit. Ministrat e tjere nxorren punonjesit ne pune dhe vete ja mbathen jashte Tirane. Pas shperndarjes paqesore dhe shmangies me sukses te te gjitha provokimeve te ulta te “çunave te krimit” tek kryeministria dhe ministria e brendshme, Rama – Tahiri dolen nga vrimat ku ishin futur dhe me gjuhe ordineresh shane e akuzuan pjesemarresit e protestes me te madhe ne historine e vendit.
Me kete rast i them Edi Rames se ajo qe pe dje eshte vetem fillimi. Lexoje mire mesazhin e qindra mijera qytetareve te revoltuar. Ata nuk kishin gje me instalacionet por ata jane te revoltuar, te zemeruar me ty, kryehajduti me 40 jaguare. Mos shaj dhe ofendo si ordiner qytetaret e revoltuar se perndryshe protesta mbare popullore do te te hedhe aty ku e ke vendin, ne koshin e plehrave te eterve te tu barbar!!” shkruan Berisha në FB.