Lajmet e fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se mes aleatëve të majtë, Rama e Meta, nuk ka partneritet të ndershëm dhe për këtë bën fajtor kryeministrin. Në një intervistë për “Neës 24” sot në mbrëmje, Berisha tha se Rama e përdor Metën vetëm për të mbajtur pushtetin. “Meta është vetëm për t’i bërë fresk me vota”, tha ai.
Berisha shkoi edhe më tej, kur tha se Rama planifikon t’i marrë Metës partinë.
“Edi Rama nuk di në këtë betejë se ç’të bëjë përpara për të eliminuar një njeri, për t’i marrë partinë. Pa e eliminuar nuk ia merr dot, sepse reflekset politike Meta i ka 5 herë më të zhvilluara se Rama. Ai e sheh se pa marrë LSI-në nuk ka të ardhme politike, mbetet kryeministër aksidental”, tha Berisha.
Ndërsa në lidhje me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, Berisha tha se nuk mund të bëhen të tilla me Ramën kryeministër.
“Zgjedhje në këtë vend nuk mund të bëhen kurrë me Edi Ramën kryeministër. Qeveri teknike me një kryeministër që pranohet nga palët për të përgatitur zgjedhjet”, tha Berisha./Shekulli.al