Lajmet e fundit

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka siguruar se Edi Rama dhe Ilir Meta do të përballen me disfatë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, përkundër fushatës të papastër që ata, sipas tij, po bëjnë, transmeton Klan Kosova.
Ai në një shkrim në Facebook akuzoi dyshen Rama-Meta, për një fushatë terrorizuese ndaj qytetarëve.
“Ata prej javësh ushtrojnë një terror shtetëror te paparë deri sot në ndonjë fushatë elektorale”, shkruna Berisha.
Shkrimi i plotë i Sali Berishës në Facebook:
Para disfatës së sigurt, Rama – Meta helmohen nga aflatoksina në Vorë. Mazhoranca a krimit zhvishet aty cullak. Të dashur miq, dyshja Rama – Meta, te tmerruar nga humbja e sigurte ne Vorë kane shpalosur ne këtë bashki të gjithë potencialin e tyre mafioz dhe arsenalin e tyre kriminal” – ka shkruar Berisha
Ata prej javësh ushtrojnë ne këtë qyteze ne hyrje te Tiranës një terror shtetëror te paparë deri sot në ndonjë fushatë elektorale. Në krye të këtij operacioni qëndron bashkryetari i “aleancës së qelbësirave” Ilir Meta dhe ministri Sajmir Shullazi, drejtor operativ i këtij terrori është komisar Laze, thuhet kushëri i Ilir Metes, me cunat e krimit, bandite e delinkuente si dhe Ministria e Bujqësisë me bandat e AKU-se qe shkelin çdo ligj te vendit.
Mafia e mazhorances Rama – Meta, fallangat e saj te krimit persekutojnë veprimtaret e opozitës, i thërrasin ne komisariat ditën dhe natën, pa asnjë shkak evident, i keqtrajtojnë dhe përpiqen t’i kthejnë ne votues te bandës ne pushtet. Ata inskenojnë truke të vjetra të kohës së policisë sekrete, kërcenojnë dhe hapin procese ndaj kandidatit te PD, njërit prej qeveritarve vendore me shembullor, me te ndershem dhe te afte te vendit z.Fiqiri Ismaili. Kurse banditet e ministrisë së bujqësisë, duke shkelur cdo ligj, rregull, shpërfillur rezultate te analizave te instituteve prestigjioze europiane, mbyllin biznesin e kandidati te PD, investim i ndershëm miliona euro dhe i teknologjisë më të përparuar. Ata bllokojnë si banda miellin e fabrikës së tij, të faktuar si i standardeve më të mira.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë terror të turpshëm policor, i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshem të nisi urgjent hetimin ndaj ideatorëve dhe organizatorëve të tij në majat e pushtetit. Shpreh mbështetjen time të plote, solidaritetin tim të të madh ndaj kandidatit te opozitës në Vore, z. Fiqiri Ismaili, familjes se tij, stafit te tij elektoral dhe të gjithë anëetarëve dhe simpatizantëve të opozitës që me punën, guximin, përkushtimin e tyre ju kanë kallur tmerrin, kanë bërë të sillen si lope të çmendura apo si të helmuar nga aflatoksina, kreret e “aleances se qelbesirave” dhe fallangat e tyre te krimit.