Lajmet e fundit

Reagim i Sali Berishës në Facebook
Të dashur miq, largimi, eksodi masiv i shqiptareëve nga Shqipëria vazhdon me ritme tronditëse. Kështu, sirianët dhe shqiptarët kryesojnë listën e kërkesave për azil politik në vendet e BE. Vetëm ne Gjermani në muajin qershor kërkuan azil politik 5932 qytetar shqiptar apo 20% më shume sesa në muajin maj, në të cilin kërkuan azil politik 4922 qytetare shqiptare.
Po rikujtoj këtu përsëri se në vitet pas heqjes së vizave, 2011-2012 të marra së bashku, vetëm 430 qytetare kërkuan azil politik në Gjermani. Shkaqet e këtij eksodi masiv dhe kërkesës për azil politik të qytetarëve shqiptarë qëndrojnë në krizën e rëndë sociale që shkaktoi Rama dhe qeveria e tij, duke hequr për motive politike, pa asnjë përllogaritje, 20 mije familje nga skema e ndihmës ekonomike dhe shkurtuar nga 46 në 16 dollare në muaj këtë ndihmë për 32 mije familje të tjera.
Shkak i eksodit është prishja e diferencuar, në kundërshtim të hapur me ligjin, e 9 mijë objekteve, banesave, bizneseve të kundërshtarëve politik, duke mos ju lënë atyre alternativë jetese tjetër veçse eksodin dhe kërkesën për azil politik.
Shkaku i eksodit dhe kërkesave masive për azil politik qëndron ne arrestimin, sipas statistikes zyrtare, te 38 mije qytetareve shqiptare ne teresi per motive jo ligjore por policeske. Shqiperia sot ka ne paraburgimet e saj me shume te paraburgosur sesa Iraku apo Siria.
Shkaku i largimit masiv dhe kerkesave per azil politik qendron ne nxitjen direkt nga qeveria te largimit nga vendi te kundershtarve politik. Ketu keni nje nga mesazhet e shumta ne te cilat qytetaret denoncojne kete nxitje: “Ju lutem jam shume e shqetesuar..pushtetin sapo e moren ne bashki, socialistet po luftojne bisnesin ne menyra te ndryshme per ta falimentuar…Une jam tatim paguese e rregullt..sot me vjen nje fature e larte per te paguar 500 mije leke te vjetra..Ju them ne tatimet ne Korce qe e kam paguar kete vit..Do paguash prape me thone ose lere bisnesin e ik nuk te japim shpjegime..Po vuajme shume ju lutem cbehet keshtu ne kete vend..Me thane ik nga Shqiperia se nuk duam demokrate ne ketu..Ky eshte vend i komunisteve me thane..Po ku te kerkoj strehim politik? Kam 2 femije ne shkolle, nje ne universitet per drejtesi hidhet ne vit te 3 dhe nje ne gjimnaz, hidhet vit te 2.”
Per Edi Ramen fajin e ka Gjermania qe ka shpallur se ka nevoje per krah pune dhe punonjes te kualifikuar dhe shqiptaret e kane keqkuptuar kete. Ky eshte thjesht mashtrimi i tij i radhes.
Se pari, kete kerkese Gjermania e ka bere prej shume viteve por ne vitet 2011-2012 kerkuan azil politik vetem 430 qytetare.
Se dyti, nuk ka shqiptar qe ngaterron kerkesen per pune me kerkesen per azil politik. Shqiptaret qe po largohen nuk po kerkojne pune tek sipermarres te ndryshem. Por po kerkojne azil politik pasi jane larguar nga nje rregjim qe i perndjek ata ne nje menyre ose ne nje tjeter. Ndaj dhe Kancelarja gjermane i tha Edi Rames ne menyre te perseritur ne reagim ndaj pretendimit te tij absurd se “e kuptoni ju se çfare do te thote te kerkojne azil politik qytetaret e nje vendi kandidat”.
Rama natyrisht e kupton por kjo nuk ka rendesi, pasi paresore per te eshte largimi masiv i kundershtarve te tij nga vendi!