Lajmet e fundit

Ish kryeministri Sali Berisha, ka shkruar në profilin e tij në facebook rreth çështjes së vëllezërve Aliko, për të cilët mendohet se kanë qenë personat kryesorë të grupit të armatosurve në Lazarat, ku u vra edhe Ibrahim Basha, pjesëtar i forcave RENEA.
Ai ka thënë se ekzekutivi shqiptar ka gënjyer për vendndodhjen e tyre. Sipas tij, gjatë gjithë kësaj kohe ata kanë jetuar në Shqipëri dhe jo në Greqi siç kanë deklaruar autoritetet shqiptare.
Lexojeni të plotë shkrimin e Berishës në facebook:
Pasi i nxorrën nga burgu, shpalli se kane ikur ne Greqi ndërkohe qe e dinte mire se ishin te lire ne Shqipëri!
Të dashur miq, dje në Parlament denoncova lidhjen e pushtetarëve me te akuzuarit aktual prej saj për vrasjen e oficerit Ibrahim Basha. Mbreme ne emisionin "Opinion", analistet e gozhduan me fakte te pakundërshtueshme zëdhënësin e Rames për rendin, Sajmir Shullazin, i cili ne përgjigje te pyetjes se ku kane jetuar gjate këtij viti vëllezërit Aliko, vazhdonte pa u skuqur te mashtronte publikun se ata nuk kane qene ne Shqipëri por kane qëndruar ne Greqi.
Pas këtij pohimi prej gënjeshtari te Tahirit analistet informuan publikun se sipas eksperteve amerikan te gjitha postimet e bëra ne FB te vëllezërve Aliko gjate gjithë vitit, janë bere nga Shqipëria, Lazarati dhe zona te tjera te vendit dhe jo nga Greqia. Ky mashtrim i qeverise për vendndodhjen e tyre edhe pasi e dinte se ata janë në Shqipëri, dëshmon një bashkëpunim kriminal dhe shume te dyshimte te qeverise me ta.