29.04.2016 · përditësuar para 3746 dite1 min lexim
Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe deputeti aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shkruar në një status në Facebook e projekti për stadiumin e ri kombëtar të Shqipërisë është në fakt një “shkarravinë” e vet Edi Ramës.
Berisha në statusin e tij aludon se vet Rama ka bërë projektin e stadiumit dhe jo ndonjë arkitekt, njofton Klan Kosova.
“Edi Rama mbylli dyert dhe u ngujua sot në strofullen e turpit sepse burime që janë si këmisha e tij, bëjnë me dije se projekti është një zhgarravinë personale e tij kurse arkitekti famoz për ryshfet dhe korrupsion i bolinos, vetëm sa ka firmosur projektin ne te cilin Rama dhe vëlla Olsi sigurojnë me kullën dhe anekset, 30 mijë metër katror sipërfaqe ndërtimi”, shkruan Berisha në Facebook.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.