Lajmet e fundit

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, me ftesë të ministres së Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmila Shekerinska - Jankovska po merr pjesë në punimet e Konferencës “SHBA-Karta e Adriatikut”që po mbahet në Ohër.
Berisha do ta paraqes ekspozenë e tij në seancën plenare si dhe pritet të zhvillojë takime bilaterale me homologët pjesëmarrës në Konferencë.
Konferenca e ministrave të mbrojtjes të shteteve pjesëmarrëse në kuadër të Kartës së Adriatikut është me rëndësi të veçantë dhe ministrat e Mbrojtjes të shteteve pjesëmarrëse, bashkërisht analizojnë sfidat e fushës së sigurisë dhe të mbrojtjes të përpiqen të gjejnë mënyra me të cilat mund t'i zbusim ato me përpjekje të përbashkëta, transmeton Klan Kosova.