Lajmet e fundit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Berlin të Gjermanisë, me temën: Mbrojtja dhe promovimi i të drejtës së religjionit apo besimit, me pjesëmarrje të rreth 80 parlamentarëve nga 50 vende të ndryshme të botës.
Në konferencë po diskutohet për çështjen e të drejtave të fesë, të drejtave të minoriteteve dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi.
Kjo konferencë po mbahet në ambientet e Bundestagut Gjerman, nën organizimin CDU-së, Institutit Konrad-Adenauer Stiftung dhe dhe Panelit Ndërkombëtar të Parlamentarëve për Religjion apo Besim, transmeton Klan Kosova.