Lajmet e fundit

“Jo fushates së luksit, kolltuqeve, tapeteve te qeveritarve makute që vjellin në sheshe mundin, djersen tuaj!”, – shkruan Sali Berisha në Facebook lidhur me ceremoninë përmbyllëse të fushatës së Erion Veliajt në Sheshin Nënë Tereza.
Berisha ka qenë aq i revoltuar sa që i ka shkrepur vetë foto për ta dëshmuar atë për të cilën proteston, nga ekrani i televizorit të zyrës së tij. Një gjë e tillë kuptohet nga cilësia aspak e mirë e fotove.
Më pas, me sa duket është kujtuar se nga zyra e tij, e cila ndodhet në pallatin “Coin”, përballë RTSH-së, mjafton që të dalë në dritare dhe mund ta shohë “live” mitingun që zhillohet në Sheshin që ndodhet pak metra më larg, transmeton Mapo.
Dhe ashtu ka bërë, Berisha ka dalë në dritare, ka shkrepur foto me celularin e tij dhe e ka postuar në Fb si provë për të legjitimuar tezën e tij për karriget.
Doktori është gjithnjë vigjilent në zyrë në rast protestash apo mitingjesh.

