Lajmet e fundit

Shtyrjen e seancës së thirrur nga Qeveria për miratimin e ekipit negociator në dialogun me Serbinë e konfirmoi edhe deputeti i Nisma-s, Zafir Berisha.
“Është shtyrë për orën katër dhe tash është konsumuar çdo gjë sa i përket përgatitjes së seancës së jashtëzakonshme. Brenda mazhorancës ka paqartësi dhe mendoj që kjo seancë ka një rëndësi të madhe për shkak të ekipit që luan rolin e rëndësishëm për të ardhmen e vendit”.
“Mazhoranaca e ka të qartë që dështimi i kësaj seance i vë në pikëpyetje shumë gjëra sa i përket institucioneve dhe sa i përket qeverisë”.
“Brenda koalicionit të mazhorancës ka hezitime dhe implikime nga jashtë Kosovës, bëhet fjalë për Listën Srpska. Ajo që unë e di është që kjo seancë duhet të mbahet sepse po futemi në fazën përfundimtare të forcimit të shtetësisë së Kosovës dhe nuk mund të jemi spektatorë nga jashtë”.
Berisha e ka ftuar opozitën që të bëhen bashkë dhe për Kosovën t’i lënë anash inatet.