Lajmet e fundit

Kryetari aktual dhe kandidati i LDK-së në Fushë Kosovë, Burim Berisha ka thënë se programi i tij për katër vitet e ardhshme bazohet në 5-6 shtylla.
“Përmes donatorëve, granteve dhe bashkëfinancimit do të kemi 20-21 milionë euro”.
“Prioritet është arsimi, kultura e sporti me 6 milionë euro, shëndetësia me 3 milionë, infrastruktura me 5 milionë”, ka përmendur ai disa prej fushave në të cilat do të shkojnë investimet me të mëdha, njofton Klan Kosova.
“Në arsim do të ndërtojmë një shkollë, do të bëjmë dy salla sporti, në fshatra do t’i bëjmë shtatë salla sporti, do të bëjmë dy çerdhe, pastaj në kulturë do të vazhdojmë me gjurmime arkeologjike”, është shprehur ai në Magazina Lokale.
Ai ka thënë se do ta rrisin Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Do të ndërtojmë mbi 40 shtëpi, në katër vitet e shkuara kemi ndërtuar mbi 90 sish”.
“Në Fushë Kosovë ekziston rrjeti i shtrirë i ujësjellësit në çdo shtëpi, 50 kilometra janë kryer vitin e kaluar. Është e vetmja komunë që nuk ka rrjet të azbestit. Problemi i ujti do të zgjidhet pas zgjedhjeve, po bëhet politikë me ujë. Edhe 2.3 kilometra rrjet dhe ky problem do të zgjidhet”, ka pohuar ai.